Basha mesazh Ramës pas dëshmisë në Prokurori
Pëlqej
Kreu i opozitës Lulzim Basha, është thirrur në Prokuroi ditën e sotme ku ka dëshmuar për disa minuta.

Pas dëshmisë së tij, Basha ka lëshuar edhe një mesazh për kryeminsitrin Edi Rama.

“Kam një mesazh për Ramën dhe veglat e tij qorre në shtet, media dhe kudo. PD, unë dhe shqiptarët e vendosur për të larguar krimin nga politika, nuk trembemi, shantazhohemi dhe as impresionohemi nga makinacionet politike të shtetit privat të Ramës, por jemi të vendosur për të vazhduar deri në fund betejën për cmontimin e shtetit privat dhe çmontimin e diktaturës mafioze”-
tha Basha, pa dhënë asnjë detaj lidhur me atë cfarë ishte pyetur apo kishte dëshmuarprokurori. /albeu.com/


Shtuar më 12/10/2018, ora 13:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori