Basha merr titullin "Qytetar i Lirë i Londrës" (FOTO LAJM)

Në një ceremoni të veçante të zhvilluar në Mansion House, rezidenca zyrtare e Lord Mayor dhe vendi ku zhvillohen disa nga ceremonitë më prestigjioze shtetërore e mbretërore, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Z. Lulzim Basha, iu dha titulli i nderit "Qytetar i Lirë i Londrës" nga Lord Mayor, Alderman Roger Gifford i cili është Lordi i 685-të në detyrë.

Sic u tha në ceremoninë e nderimit, është historikisht politikani më i ri që e merr këtë titull dhe shqiptari i parë që nderohet me këtë çmim në Londër.

Kryetarit të Tiranës iu dorëzua pllaka e njohur si "Liria e Londrës" ku janë gdhendur mjeshtërisht "Rregullat e qytetit", të cilat janë formuluar që në shekullin e 18.

Basha është qytetari i parë shqiptar që merr këtë titull honorifik kaq të rëndësishëm, me të cilin janë nderuar figura të shquara të jetës politike, diplomacisë, shoqërisë, kulturës botërore. /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2013, ora 17:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori