Plas gallata në sallë, i frikësuar nga koronavirusi ministri nuk i jep dorën Merkel (VIDEO)

Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer nuk pranoi t’i jepte dorën Kancelares Angela Merkel të hënën gjatë një takimi të kabinetit qeveritar, për shkak të frikës nga përhapja e koronavirusit në vend.

Para se të bënte këtë veprim, Seehofer u kishte thënë gazetarëve se kishte ndërprerë dhënien e dorës ndaj personave të tjerë.

Pasi ai nuk pranoi, Merkel ngriti duart lart dhe buzëqeshi, në atë që ishte në një moment i çuditshëm për të dy, pas mosmarrëveshjeve të kohëve të fundit.


Shtuar 3.03.2020 10:49