Basha më tone të ashpra: Rama ka blerë 3 manekinë për të dalë në fushatë
Kreu i PD-së Lulzim Basha, në një takim e qytetarët në Elbasan, nuk ka ngurruar pa sulmuar kryeministri Edi Rama.

Ai ka thënë se Rama nuk ka asnjë plan madje dhe ne fletushkën e partisë së tij ka vendosur disa manekinë, sepse nuk ka gjetur dot tre persona për ti vendoste tek fletëpalosja e PS.

“Vagoni i rilindjes do të shkojë për skrap por furrën do ta ndezë Elbasani. Jeni zemra ime dhe e Shqipërisë. E keni parë se çfarë nxjerr në vend të planit? Ai ka një fletëpalosje ku ka tre manekinë të huaj që i ka blerë nga 1 dollarë copa. I kanë mbetur manekinët e internetit në derë së nuk gjeti tre persona për ti vendosur në fletëpalosjen.

Ky pra është Edi Rama. A i besoni ju? A do ta ndëshkoni të dhelën me votë? Të dielën votohet për ekonominë. Për çfarë votojmë të dielën? Për ekonominë. Disa prej tyre e kanë humbur besimi tek politika dhe me të drejtë. Ju kërkoj që ju tu tregoni se për çfarë të votojnë të dielën” tha Basha. /albeu.com/

Shtuar më 22/06/2017, ora 20:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori