Basha me tone lufte ndaj Ramës: Ke 48 ditë kohë, ndryshe...
Kreu i opozitës Lulzim Basha mbajti një fjalim me tone të ashpra para pak minutash në çadrën përballë zyrës së Ramës në bulevard duke i dhënë një ultimatum prej 48 ditësh që të reflektojë, në të kundërt ai paralajmëroi për përshkallëzim të madh të protestave duke folur edhe me tone lufte.

"Tani na ve ultimatum, na thotë se kemi 48 ore kohë për t’u bërë në pjesë e fasadës, pjesë e alibisë, pjesë e Teatrit të Kukullave. Kërkon që ligji të shkelet me të dyja këmbët. Përgjigjja ime është kjo: Ke 48 ditë para se të shpallin luftën totale për asgjësimin e Republikës së Vjetër. Mosbindja civile, bashkimi i qytetarëve me çdo mjet paqësor do t’u largojë. Mosbindja civile do shtrihet në çdo qytet në çdo fshat, për të kulmuar në 18 qershor, ku shqiptarët e bashkuar do të rimarrin kontroll fizik të Shqipërisë"., - tha Basha.

Kjo është deklarata më e fortë e Bashës deri më tani, kur duket se maxhoranca nuk e ka në konsideratë protestën e opozitës.

Kjo u duk edhe në zgjedhjen e Presidentit, ku PS-LSI dhe PDIU votuan me 87 vota për Metën në krye të shtetit. /albeu.com/
Shtuar më 01/05/2017, ora 12:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori