Basha me të rinjtë e IYDU: Bashkia, përgjegjësi për zhvillimin ekonomik
Kryebashkiaku Lulzim Basha zhvilloi sot një bashkëbisedim me anëtarët e Bashkimit Ndërkombëtar të Forumeve Rinore të Qendrës së Djathtë (IYDU). Duke u uruar mirëseardhjen të rinjve nga e mbarë bota, Basha bëri një prezantim të axhendës së tij në krye të Bashkisë e cila mbështetet në 3 parime; zhvillimi ekonomik, shanse më mira për punësim, veçanërisht për të rinjtë në qytet, cilësinë e jetës dhe projekte strategjike që do ta kthejnë Tiranën në një qytet modern evropian.

"Ajo që ne kemi sjellë në axhendën e Bashkisë për herë të parë në Shqipëri, është përgjegjësia për zhvillimin ekonomik, përgjegjësi për punësimin dhe përgjegjësi për të ardhmen e të rinjveqytet. Pikë së pari, duke krijuar një klimë pozitive që do të thotë një sistem fiskal të përshtatshëm dhe një nga masat e para të miat këtu në Këshillin Bashkiak, aprovuar në mbledhjen e parë të Këshillit të ri Bashkiak ishte eliminimi i 62 taksave dhe tarifave nga një listë e gjatë taksash me të cilën qyteti përballej. 62 taksa e tarifa u eliminuan dhe biznesi e pa këtë si një shenjë pozitive. Më pas vijuam me krijimin e një qendre “one stop shop” për lejet dhe licencat, duke imponuar afate kohore, sa i përket periudhës së aplikimit dhe marrjes së një lejeje apo licence, gjë që ishte sukses i madh. Pse e them këtë? Pasi pas një viti qeverisjeje, pra në korrik 2012, sipas statistikave të Tatim-Taksave rezultojnë 7 000 të punësuar të rinj taksapagues, ndërkohë që 2011-2012 rezultoi një vit tepër dramatik për ekonomitë e shumë vendeve rreth nesh, pra 7 000 vende të reja pune pasi në total numri i vendeve të punës të krijuara është 32 mijë." u shpreh Basha.


Këtë vit ndërmorrën një hap për herë të parë dhe ky ishte miratimi i garantimit të 1 milion euro nga Bashkia e Tiranës,-u shpreh Basha sipas të cilit taksapaguesit do të paguajnë në banka në ditët e përcaktuara si një fond garancie kundrejt apo në funksion të kredive të marra nga sipërmarrësit e rinj apo të vjetër, jo më shumë se 35 vjeç.


Shtuar më 08/02/2013, ora 12:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori