Basha me maskë në supermarket, si i respekton rregullat kreu i PD-së (FOTO LAJM)

Prej javësh shqiptarët po rrinë mbyllur ndërsa leje-daljet për pazar janë vetëm për një person të familjes.

Këtë rregull e ka ndjekur edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha i cili është fotografuar teksa kryente pazaret në një supermarket në vend.

Vetë lideri i opozitës, është parë teksa qëndronte në radhë në pritje të kryerjes së blerjeve, ndërsa ai gjatë gjithë kohës është parë me maskë mbrojtëse.

Siç shihet në foto, kreu i PD ka dhënë shembullin e tij, duke respektuar distancën nga klientët e tjerë.

Shtuar më 08/04/2020, ora 15:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori