Basha me Kotzias: Propagandë dhe asnjë veprim për Çamërinë
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka takuar në selinë e PD-së ministrin e Jashtëm grek Nikos Kotzias.

Basha ka vlerësuar marrëdhëniet me shtetin grek duke i cilësuar ato të rëndësishme për të ardhmen europiane të shtetit shqiptar.

Por Basha shtoi edhe se mes dy vendeve ka çështje të mprehta dhe të nxehta të cilat kërkojnë zgjidhje.

"Një nga problemet e pazgjidhura mbetet heqja e mundshme e ligjit të Luftës i cili mbahet në fuqi nga ana e Greqisë.Ne mbështesim çështjen çame por se duhat të themi se lidhur me këtë çështje kemi parë vetëm propagandë mes qeverisë së Tiranës dhe asaj të Athinës", tha kreu demokrat.

Lulzim Basha theksoi se sekuestrimi i pronave të çamëve është çështje e cila kërkon zgjidhje. /Albeu.com/
Shtuar më 07/06/2016, ora 18:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori