Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Lulzim
Basha, gjatë fjalimit të tij në mitingun përmbyllës të fushatës i kërkoi qytetarëve të bëjnë dallimin midis një kryebashkiaku që kërkon të dëgjojë hallet dhe problemet e tyre, dhe atij që merret me ambiciet e tij, betejat politike.
“Ne filluam këtë fushatë me një
pasion të veçantë dhe ky
pasion është shumëfishuar dhe është derdhur në rrugët e qytetit tonë. Kur nisëm së bashku, 6 janë me parë rrugëtimin tonë,
Tirana qëndronte e zymtë dhe unë mendova se i kemi një borxhe, detyrim për të ndaluar thirrjen e parakohshme, për të vazhduar shpresën e saj, për ti
kthyer të drejtën e saj për të shpresuar. Tiranën e preka dhe e ndjeva këto ne çdo qelizë, në çdo nerv të fshehte dhe të hapur të saj.
Tirana ka nevojë për përkushtimin tim, për punën time, ashtu siç ka nevojën për dashuri, shërbim”, theksoi
Basha.
Basha gjithashtu deklaroi se punësimi do të jetë në krye të një platforme, e cila është parashtruar kohë më parë. /albeu.com/
Shtuar më 06/05/2011,
ora 20:34