Basha mbledh partitë e opozitës në koalicion, a po përgatitet për zgjedhjet lokale?
Ditën e nesërme Partia Demokratike do të krijoi koalicionin opozitar. Firmosja e kësaj marrshveshje mes PD-së dhe partive të tjera opozitare pritet të nisi nesër në orën 09:00.

Me koalicionin e PD-së bashkohen partitë kryesore të opozitës, që kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme pa Edi Ramën kryeministër. Mësohet se kjo do jetë një nga pikat e marreveshjes për krijimin e koalicionit opozitar, i cili synon krijimin e një qeverie tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme. Sipas Partisë Demokratike kjo do t’i hapë rrugë drejtesisë për të ndëshkuar ata politikanë që janë faktuar se kanë blerë zgjedhjet.

isa nga partitë nënshkruese janë: Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikane, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Demokristiane, Partia Drejtësi Integrim e Unitet.
Shtuar më 22/04/2019, ora 21:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori