Basha mbledh me urgjencë grupin parlamentar pas seancës
Pak pas përfundimit të seancës së sotme ku Basha u ndëshkua nga kreu i Kuvendit Ruçi me pezullim kreu i Partisë Demokratike ka mbledhur em urgjencë grupin parlamentar.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur që të ngrejë një grup me juristë për të evidentuar shkeljet e rregullores në seancën e sotme nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi

Në përbërje të këtij grupi do të jenë Eduard Halimi, Enkelejd Alibeaj, Ervin Salinji dhe Flamur Noka.

Në daljen për mediat pas seancës Basha tha se parlamenti po shkel të drejtën e fjalës së lirë dhe qytetarët duhet të marrin në dorë fatin e parlamentit. Basha tha se PD-së po i bëhet atentat.
Shtuar më 05/10/2017, ora 18:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori