Basha mbledh aleatët për darkë në Durrës
Kryetari i PD, Lulzim Basha, është në një darkë informale me aleatët e PD.

Burime për A2 thanë se me kreun e opozitës janë kreu i PAA, Agron Duka, Dashamir Shehi i LZHK, kreu i PDK, Nard Ndoka dhe kryerepublikani Fatmir Mediu. Darka po zhvillohet pranë kantinës që zotëron Agron Duka në Ishëm.

Edhe pse një darkë informale, burimet thonë se aksioni i opozitës do jetë pjesë e diskutimit, sikurse qëndrimi që do të mbajë opozita pas deklaratave të Presidentit Meta se në një nga protestat e opozitës, rrezikohej djegia e Kuvendit.

PD ka deklaruar se ky ishte një skenar i Edi Ramës. Deklaratat nuk janë mirëpritur nga kampi opozitar, që kishte gjetur te Presidenti negociatorin për zgjidhjen e krizës, të cilit edhe i kërkuan të ndërhynte për rikthimin e dialogut.
Shtuar më 16/09/2019, ora 20:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori