Basha mbledh aleatët pas ftesës së Ramës për Reformën Zgjedhore
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, do të zhvillojë sot një takim me aleatët. Sipas “News 24”, takimi do të zhvillohet në orën 18:00, në selinë blu.

Nuk dihet ende se çfarë do të diskutohet në këtë takim, por mbledhja e Bashës me aleatët vjen pas ftesës publike që kryeministri Rama i bëri, më herët gjatë ditës së sotme, drejtuesve të opozitës.

Me një postim në facebook, Rama iu drejtua me një ftese publike krerëve të opozitës joparlamentare në vend, për bashkëpunim lidhur me finalizimin e Reformës Zgjedhore.
Shtuar më 18/09/2019, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori