Basha mbështet partneritetin me Turqinë
Partia Demokratike dhe opozita shqiptare, do të vazhdojnë të mbështesin fuqishëm partneritetin strategjik me Republikën e Turqisë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve tona në rrafshin dypalësh dhe shumëpalësh. Kështu u shpreh në takimin që kryetari i opozitës zhvilloi pasditen e së shtunës me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, z. Ahmet Davutoglu.

Sipas njoftimit të selisë blu, gatë bisedës u diskutua në lidhje me trashëgiminë e fortë të marrëdhënieve Shqiptaro - Turke dhe mbi partneritetin e rëndësishëm strategjik, që ekziston prej kohësh mes dy vendeve tona.


"U bë një bilanc i hovit që morën marrëdhëniet Shqiptaro - Turke gjatë 8 vjeçarit të kaluar të qeverisjes së Partisë Demokratike dhe Kryeministrit Berisha, ku shkëmbimet tregtare mes dy vendeve u shtatëfishuan dhe Turqia u bë partner kryesor i Shqipërisë në lidhje me investimet e huaja, si dhe bashkëpunimin e ngushtë në fushën e energjisë, shëndetësisë, infrastrukturës, financës dhe telekomunikacionit" thuhet në deklaraten e Partise Demokratike. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2013, ora 18:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori