Basha mbështet ish të përndjekurit
Mbështetje dhe strehim për ish të përndjekurve politik, këtë ka premtuar Lulzim Basha kandidiati i “Aleancës për qytetarin” për Bashkinë e kryeqytetit. Basha në një takim me simpatizantë të Partisë së të Drejtave të Mohura e Re, tha se nëse gjatë gjithë këtyre viteve, kësaj kategorie qytetarësh u janë mohuar shumë të drejta, gjatë drejtimit të Bashkisë së Tiranës do të bëjë të mundur që këto të drejta të mohura të zvogëlohen.

Po ashtu kandidiati demokrat tha se në katër vitet që do të vijnë do të bëjë të mundur që rrugët e Tiranës të mos kenë emrat e tyre që nuk kanë dhënë kontribut për kryeqytetin, por emrat e atyre që u sakrifikuan për demokraci. /albeu.com/



Shtuar më 02/05/2011, ora 15:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori