Basha lë "Topin" në fushën e FRD-së
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha e ka cilësuar si spekulim lajmin e publikuar një ditë më parë nga disa media për rikthimin e Bamir Topit në selinë blu. Sipas tij PD nuk angazhohet në takime të fshehta.


“Kam lexuar dje disa lajme të tilla. Dje kam dëgjuar disa spekulime me këtë temë, janë sajesa të forcuara të argatëve mediatikë. PD nuk angazhohet në takime të fshehta. PD po përgatitet për një opozitë të fortë moderne të fortë kreative dhe alternative” u shpreh Basha në një prononcim për mediat.

Basha u shpreh se PD do të bashkëpunojë me aleatët aktualë parlamentar dhe se është e hapur për çdo kontribut në opozitë. “Po punojmë me aleatët parlamentare dhe jemi të hapur për çdo bashkëpunim me faktorë të tjerë që duan të rreshtohen”, shprehet Lulzim Basha.
Pas kësaj deklarate Basha lë të nëkuptuar se nuk përjashton një bashkëpunim me partinë e ish-presidentit Topi. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2013, ora 12:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori