Basha: Kuvendi nuk do funksionojë pa dekriminalizimin
Lulzim Basha ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama, se po zhbën Shqipërinë ndërsa e ka kthyer Parlamentin në fole për kriminelët. Duke folur në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar demokrat, ai deklaroi se po ndodhin zhvillime që thërrasin për gjykim dhe aksion të madh popullor.

Ai përmendi deputetin Armando Prenga, i cili po hetohet për plagosje, duke thënë se personi që derdhi gjak, në vend që të mbahet në burg, shpërblehet dhe kthehet në Parlament.

"Gjakosësit e shqiptarëve e kanë vendin në qeli dhe jo në Parlament", deklaroi Basha në një dalje për mediat, në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar demokrat.

“PD ka këmbëngulur për miratimin sa më shpejt të akteve, ndërsa PS nuk ka lëvizur gishtin në këtë drejtim.

Çdo vonesë në këtë drejtim ngarkon me përgjegjësi Edi Ramën dhe kupolën e tij. Pa zgjidhur çështjen e një njeriu që gjakos qytetarët e vete dhe më pas ulet në Parlament, nuk ka qetësi”, tha Basha.

Deklaratën e Partisë Socialiste, ku njofton se Armando Prenga nuk është më pjesë e grupit të vete parlamentar, Lulzim Basha e quajti “truk të Edi Ramës, për t’i hedhur hi syve ndërkombëtarëve dhe qytetarëve”. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2016, ora 14:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori