Basha: Kur të vij në pushtet mbaron tranzicioni, nesër vendoset fati
Nga mitingu i tij në Burrel, lideri i demokratëve është shprehur i palëkundur në qëndrimin e tij për largimin nga posti të kryeministrit Edi Rama.

Basha është shprehur se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të ndodhin, ndërsa ka theksuar se nesër në protestën e opozitës dhe në ditët në vijim do të vendoset fati i 10 viteve të fundit për Shqipërinë.

"Koha kur Edi Rama dhe një grusht horrësh drejtonin vendin ka marrë fund. Ne nuk do të bëjmë asnjë hap pas, vetëm përpara. Drejt rrugës që na çon në BE, drejt vlerave me të cilat nisëm

Në hyrje të Burrelit, një zotëri rreth të 60-tave, të cilin nuke njoh me emër e mbiemër, mu afrua dhe më tha, atë që nisëm në vitin 90’ do ta marrim së bashku. Dua ti them atij zotërie dhe qindra mijëra tjerëve si ty, që po, kjo betejë nuk bëhet thjesht për të kaluar një krizë të rradhës. Nesër dhe në ditët e ardhshme do të vendoset fati për 10 vitet e ardhshme dhe përsa i takon Shqipërisë, fundin e tranzicionit. Ky do të jetë konkluzioni final i kësaj beteje.

Rruga drejt standardeve europiane, rruga drejt zgjedhjeve të lira e demokraticë nuk negociohet, largimi i Edi Ramës nuk negociohet." tha ai.
Shtuar më 24/05/2019, ora 18:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori