Basha kthehet me "urgjencë" në Shqipëri, ç'ndodhi në Vjenë
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është larguar nga Shqipëria një ditë pas protestë masive të opozitës ku deputetët e kësja force politike dorëzuan mandatet e tyre.

Por edhe pse kanë kaluar vetëm pak orë nga largimi i tij, mësohet se Basha është nisur drejt Rinasit.

Pas takimeve me drejtuesit e disa institucioneve ndërkombëtare, me disa senatorë dhe anëtarë të Kongresit amerikan, me përfaqësues të grupit të Partisë Popullore Europiane në Asamblenë Parlamentare të OSBE, Lulzim Basha ka marrë rrugën e kthimit për në Tiranë.

Bëhet e ditur se Basha do të mbledhë kryesinë e PD-së në orën 18:00. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2019, ora 12:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori