Basha: Kriminale që po diskriminohen nga ndihmat ata që nuk votuan me 30 Qershor
"Eshte kriminale qe banoret pas nje muaji nga termeti skane marre asnje ndihme apo jane diskriminuar se nuk kane votuar me 30 qershor apo per shkak te bindjeve partiake"

Kryetari i PD Lulzim Basha ka mbledhur Kolegjin e Kryetarëve, ndërsa Faxëeb.al mëson nga burimet se po diskutohet situata post-tërmetit dhe kriza politike.

Kryedemokrati ka deklaruar se është kriminale që një muaj pas tërmetit banorët nuk kanë marrë asnjë ndihmë apo janë diskriminuar se nuk kanë votuar me 30 Qershor.

“Duhet te jemi çdo dite afer qytetareve, duhet te jemi gjithnjë pranë tyre. Ne deget e prekura nga termeti duhen ngritur menjehere grupe pune qe te identifikojne cdo familje te prekur nga tërmeti. Keto grupe pune te identifikojnë ato familje qe nuk i eshte ofruar asnje ndihme, qe gjenden pa strehe ne prag te dimrit.

Te evidentohen familjet qe nuk kane vleresim per banesat e tyre, apo kane vleresime kontradiktore, qe jetojne ne objekte te shpalluara te pabanueshme se nuk kane ku te strehohen. Rast pas rasti PD duhet te behet zeri i tyre qe te degjohen dhe tu vijet ne ndihme. Nuk mund te rrezikohet me jeta e qytetareve.

Eshte kriminale qe banoret pas nje muaji nga termeti skane marre asnje ndihme apo jane diskriminuar se nuk kane votuar me 30 qershor apo per shkak te bindjeve partiake”, mësohet të ketë thënë Basha.
Shtuar më 26/12/2019, ora 17:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori