Basha: Korça do i thotë "JO" kësaj qeverie
Për Lulzim Bashën, dyshja Rama-Meta janë shkaktarët e mjerimit. Nga qyteti i Korçës, kreu i PD ka ftuar shqiptarët të bashkohen kundër qeverisë.

"Mjerimi, varfëria, hallet e mëdha na kanë bërë bashkë. Nuk ka punë në Korçë, nuk ka zhvillim, nuk ka mirëqënie dhe besimi ka humbur", tha Basha në fjalën e tij gjatë protestës.

“Prej dy vjetësh sundojnë qytetarët, në vend që të qeverisin. Nuk ju ndjejnë më larg se privilegjet e tyre. Kjo është gjëndja. Prandaj jemi mbledhur sot këtu. Ata sot kanë pushtetin dhe paratë, por harrojnë se nuk kanë bërë asgjë e nuk mund të bëjnë asgjë, se nuk kanë me vete korçarët e shqiptarët. Sot nuk jemi të barabartë para ligjit. Të pamundurit dhunohen, miqtë e Ramës favorizohen. Krimi është më keq se kudo. Këta janë mashtruesit e çmimit të naftës, të cilët premtuan uljen e saj. Këta premtuan uljen e karburantit për bujqësinë, por u hoqën edhe rimbursimin. Fondet e shtetit i marrin klientela që ka lidhje me Ramën dhe Metën”, tha ndër të tjera Basha. /albeu.com/

Shtuar më 18/04/2015, ora 12:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori