Basha këshillon Ramën: Jepi 160 mijë lekë çdo të papuni dhe 1 mijë euro çdo biznesi të vogël
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zbulon ndihmën ekonomike, që sipas planit të tij me 5 pika, qeveria e drejtuar nga Edi Rama duhet t’i kishte dhënë për shqiptarët në kohë pandemie.

Basha tha se qeveria duhet të kishte shpërndarë të ardhurat për kategoritë në nevojë, në mënyrë që të përballojnë krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia e Covid-19.

Basha tha se propozon që të papunët të marrin çekun prej 160 mijë lekësh të vjetra çdo muaj, kurse pensionistët duhet të marrin jo më pak se 20 mijë lekë të vjetra në muaj.

"182 milion euro t’i shpërndahen rreth 1 milion shqiptarëve", – tha kryedemokratit Basha.

Më tej kreu demokrat shtoi se çdo biznes i vogël aktiv duhet të marrë 1,000 euro.

I pyetur se a janë këto para dhe ku mund të gjenden nëse nuk janë që të realizohen shpenzimet qeveritare për t’i ndihmuar shtresat më të prekura nga Covid, Basha tha se mjafton të rialokohet vetëm 3% e buxhetit të shtetit.

“Bëhet fjalë për rialokim të 3% të buxhetit të shtetit, mjafton të anulojë tenderat abuzivë, mjafton të anulojë shpenzimet e luksit”, – sqaroi kreu demokrat, Lulzim Basha.
Shtuar më 01/10/2020, ora 21:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori