Basha kërkesë prokurorisë për arrestimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë
Pëlqej
Në një deklaratë për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Bashaai tha se ende nuk ka nisur asnjë hetim për kreun e grupit të PD, Taulant Balla, drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu dhe drejtorit të policisë së Fierit.

Sipas Bashës, mos-hetimi i krimeve nga Prokuroria është vetë krim i rëndë, e për këtë bëri fajtor Arta Markun dhe Donika Prelën.

“Kryeprokurja Arta Marku po fsheh provat me qëllim mbrotjen e trafikantit të drogës, vëllait të ministrit Xhafaj. Deri tani nuk ka nisur ansjë hetim për Ballën, për Ardi Veliun, drejtorin e policisë së Fierit. Mos-hetimi i krimeve nga prokuroria janë krime të rënda. Marku, Prela e shërbëtorët do mbajnë përgjegjësi.
Shërbimi i verbër i Ramës është shërbim ndaj krimit e do mbajë përgjegjësi çdo polic. Rrëzimin e këtij pushteti nuk e ndal asgjë. Përpjekjet e tij për të shpërnqëdruar opinionin publik janë shprehje mjerane të panikut që e ka kapur me të drejtë, atë dhe bashkëpunëtorët të tij.
I bëj thirrje prokurorëve të ndershëm t’i rezistojnë urdhrave të Markut e Prelës që duan të prishin provat që inkriminojnë Edi Ramën. I bëj thirrje burrave dhe grave me kurajo në Prokurori që të nxjerrin menjëherë fletë-arrestet për Ardi Veliun dhe drejtorin e policisë së Fierit dhe të nisin hetimit për pengim të drejtësisë ndaj Ramës, Xhafajt e Markut. Provat janë ulëritëse,” tha Basha.
Shtuar më 15/10/2018, ora 13:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori