Topalli në Kuvendin e Berishës: Sot PD mund të kthehet te vetja e saj

Jozefina Topalli i është bashkuar Kuvendit Kombëtar të PD të organizuar nga Komisioni i Rithemelimit të PD. Në një prononcim për media, ajo e ka cilësuar ditën e sotme pikë kthese për PD-në?

“Ne duhet t’i rikthehemi vlerave dhe mbi të gjitha me ju rikthy pushtetit moral. Opozita duhet të ishte pushteti moral. Ka marrë fund koha kur ajo ishte e rreme, sot PD mund të kthehet te vetja e saj. Mund ta bëjë. Nuk është hera e parë që gjendet në vështirësi. Unë besoj”, tha ajo.

E pyetur për rikthim më aktiv në politikë, Topallit tha: “Mund të them, edhe pa qenë deputete në krye të PD, njeriu duhet të gjejë forcë për të thënë të vërtetat e tij. Ne jemi në një kohë që duhet të bëjmë beteja të vërteta. E rëndësishëm është që bashkimi të bëhet mbi vlera”.