Basha kërcënon hapur Ramën nga Kurbini, do përfundosh në burg
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvillaur ditën e sotme njëtakim me qytetarët e Kurbinit. Përvecc thirjes se nuk ka asnjë kthim pas, Basha ka kërcënuar hapur Ramën, Belinda Ballukun si dhe Damian Gjiknurin.

Të tre ata do të përfundojnë në burg për korrupsionin dhe për rrugën në Milot-Balldren, u shpreh Basha duke u betuar para kurbinasve.

“Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe Belinda Balluku do të përfundojnë prapa hekurave, betohem këtu para kurbinasve, para kishës së Laci që do i vëmë para drejtësisë ata që kanë vjedhur në Unazën e Re dhe për atë që po bëhet me rrugën Milot-Balldren. Do u marrim çdo qindarkë dhe do kalbeni në burg. Ndaj tërhiquni se fundi i tiranisë ka ardhur”, tha Basha.

Më tej Basha shtoi: “Nga Kurbini do i vij fundi pushtetit të kriminalizuar”, dhe falenderoi mbështetësit e PD-së, duke thënë se nuk gjen fjalë për të përshkruar pritjen madhështore.

“Mirënjohje për pritjen tuaj madhështore, nuk mund ta shpreh me fjalë.Keni qenë dhe jemi balli i vlerave, kocka dhe palca e kurajos së shqiptarëvë, tmeri i tiranisë. Rama mundohet ta kthejë tmerin dhe panikun, Nga Kurbini do ti vijë fundi pushtetit kriminal, pushtetit më të korruptuar”, tha Basha para qytetarëve të Kurbinit.

Shtuar më 30/05/2019, ora 17:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori