Basha "kapet" sërish me Ramën: Po provokove, ke grusht në fytyrë
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka folur sërish sot për deklaratat e tij të ashpra, të cilat janë cilësuar si nxitje për dhunë dhe luftë.

Për këtë, Policia ka kallëzuar penalisht kreun e opozitës.

Mirëpo Basha u mbrojt sot sërish dhe tha se ato nuk ishin deklarata lufte.

Sipas tij, po të bëjë ai deklarata lufte, ¾ e Policia do të zbarkonte para derës së Kryeministrisë për të arrestuar Ramën.

“Ato nuk ishin deklarata lufte. Se po të ishin deklarata lufte ¾ e Policisë do të dyndej në derën e Ramës dhe do të arrestoheshe në vend. Po të bëjë unë deklarata lufte t’i arrestohesh, pasi vetëm ¼ e Policisë është kthyer me krimin, ¾ janë me ne”, tha Basha.

Me tej, Basha tha se nese demokratet provokohen atehere ata nuk do te rrine si dele, por do ta godasin fort qeverine.

“Reagimet tona dhe reagimi im është thirrje për mospranim të së keqes. Po. Eshtë thirrje për mospranim të së keqes, dhe, kur e keqja shkel Kushtetutën dhe ligjin, për t’u futur në shtëpinë e çdo shqiptari, për t’u futur në jetën e çdo shqiptari, për të kapur prej fyti kryefamiljarët, për të shantazhuar gratë dhe motrat tona, për të trembur dhe frikësuar qytetarët, mbajeni mend, do ta merrni grushtin në fytyrë”, tha ai.

“Ne kemi zgjedhur një rrugë që na shkon për shtat, luftën e qytetarisë dhe të demokracisë. Është rruga e pjesëmarjes e bashkimit e vendosmërisë deri në fitoren e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Beteja jonë ka një qëllim kryesor, qëndresën e bashkuar deri në largimin e qeverisë.

Kjo është patjetër luftë, luftë për shqipërinë demokratike, për Shqipërinë europiane, është luftë për të drejtat e cdo qytetari që nëpërkëmbet e goditet padrejtësisht nga pushteti i inkriminuar, është luftë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Është luftë, dhe kësaj lufte ne i kemi vënë gjoksin përmes një proteste të fortë dhe paqësore”, vijoi Basha./Albeu.com/

Shtuar më 25/02/2017, ora 20:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori