Basha: Kamera në çdo shkollë të Tiranës
Lulzim Basha
Ministri i Brendshëm Lulzim Basha deklaroi sot se viti 2010">2010 ishte vit i një premtimi të mbajtur, i një premtimi të mbajtur përsa i përket luftës kundër drogës ku thamë se do të kemi një vit rekord në këtë luftë dhe rezultatet në çdo plan vërtetojnë se premtimi u mbajt plotësisht.

“Komponent jashtëzakonisht i rëndësishëm i vendimmarrjes që u mundësoi shqiptarëve të udhëtojnë me dinjitet në Bashkimin Europian ka qenë pikërisht arritja e Policisë së Shtetit, mbajtja e premtimit në luftën kundër drogës në vitin 2010">2010. Nëse 2010">2010-a shënoi përparime të jashtëzakonshme në luftën kundër trafikantëve dhe kultivuesve, 2011-a duhet të shënojë një intensifikim të plotë të luftës kundër shpërndarësve të drogës. 2011-a duhet të jetë viti i tolerancës zero për ata që u shpërndajnë këtë helm fëmijëve tanë”, u shpreh Basha.

Në veçanti për qytetin e Tiranës, shtoi ai, si qyteti me numrin më të madh të shkollave, potencialisht me tregun më të madh për përdorimin dhe shpërndarjen e drogës, vëmendja e policisë duhet të jetë absolute dhe në veçanti për këtë qytet, pasi syve dhe veshëve të tyre në ndihmë u vjen sistemi më i sofistikuar i vëzhgimit pamor 24 orësh.

“Nuk do të ketë kamera në çdo cep të Tiranës, nuk do të ketë kamera në të gjithë Tiranën, por do të ketë kamera në çdo shkollë të Tiranës. Sot një vit më parë ne shpallëm planin e masave për luftën kundër drogës për vitin 2010">2010. Në më pak se dy javë institucionet ndërkombëtare dhanë vlerësimet e tyre objektive për rezultatet e arritura me implementimin e këtij plani. Sot jemi mbledhur për të prezantuar planin e veprimit për vitin 2011. Pra bazuar mbi përvojën e shkëlqyer që ne ndërtuam vitin e kaluar demonstrojmë sot vullnetin tonë dhe kapacitetet tona për të vazhduar më tej në këtë rrugë. Një gjë mund të thuhet me siguri, viti 2010">2010 ishte vit i një premtimi të mbajtur, i një premtimi të mbajtur përsa i përket luftës kundër drogës ku thamë se do të kemi një vit rekord në këtë luftë dhe rezultatet në çdo plan vërtetojnë se premtimi u mbajt plotësisht”, nënvizoi Basha. /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2011, ora 13:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori