Basha jep ide si shiten produktet: T'i eksportojmë jashtë vendit dhe t'i shesim në tregun tonë
Kryetari i Opozitës së Bashkuar, Lulzim Basha, ka folur sot në takimin me fermerët e Luzit në Kavajë edhe u ka dhënë ide për produktet buqësore.

"Ne mund të eksportojmë edhe produktet tona bio, edhe mish, edhe domate, zarzavate, fruta. Por në radhë të parë të shikojmë se si mundet që ne të kapim tregun tonë, që prodhimet që blejnë shqiptarët të jenë prodhime tonat. Dhe për këtë na duhet ndihmë, na duhet ekspertizë, për të cilën ka një detyrë dhe përgjegjësi të veçantë shteti. Është përgjegjësi e shtetit t’ju trajnojë, të financojë veterinerë, agronomë, dhe njerëz që ju ndihmojnë e orientojnë nga prodhimi më i suksesshëm për tregun." tha ai.




Shtuar më 07/04/2019, ora 20:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori