Basha jep alarmin: Xhafaj i ofroi 200 mijë euro Veliut për të përgënjeshtruar akuzat
Pëlqej
Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për mediat këtë orë të vonë për të treguar se njerëz të besuar të Xhafajt dhe Ramës kanë kërcënuar dhe ofruar 200 mije euro deshmitarit X për përgenjështrimin e dëshmisë.

Pjese nga fjala e Bashes:

Jam sonte në këtë orë të vonë para jush për të denoncuar thellimin e skenarit kriminal të Xhafës e Ramës.

Kanë kërcënuar Albert Veliun. Sot të dërguarit e Xhafës, njerëz të skeduar për vrasje mafioze nga Vlora e Fushë Kruja, i kanë ofruar 200 mijë euro Veliut, para të pista, që ai të përgënjeshtroi deklarata e bëra publike.

Cdo përpjekje e Ramës për të blerë dëshmitarin, i zhytur edhe më thellë në skandalin ku janë futur. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2018, ora 23:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori