Dy vëllezërit e mitur të zhdukur prej dy javësh në Shkodër, nëna “alarmon” policinë

Një nënë 49-vjeçare ka bërë një dennoncim në Policinë e Shkodrës se i kanë humbur dy djemtë e mitur.

Shtetasja me iniciale D.K, ka thënë në polici se djemtë  17 dhe 15 vjeç janë zhdukur prej datës 1 qershor.

Njoftimi policisë:

Më datë 14.06.2022, shtetasja D. K., 49 vjeçe, banuese në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ka bërë kallëzim se më datë 01.06.2022, janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer më 2 djemtë e saj, shtetasit K. P., 17 vjeç dhe K. P., 15 vjeç. Punohet për gjetjen e tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme. /albeu.com