Basha ironizon look-un e ri të Ramës: La mjekrën si Ismail Qemali
Pamja e re e kryeministrit Edi Rama, i ka bërë përshtypje edhe kryeopozitarit Lulzim Basha.

Gjatë deklaratës për mediat, pas përgjigjes negative që mori Shqipëria për negociatat, Basha ka ironizuar keq kryeministrin.

Sipas Bashës, Rama e ka lënë mjekrën për t’i ngjarë Ismail Qmealit.

“Lënë mjekrën si Ismail Qemali dhe na shiten si patriotë të mëdhenj, këtej marrin policë të FRONTEX në kufi“, ironizoi Basha.

“Macron po kërkon të reformojë mënyrën si vendet e ardhshme do të kontrollohen që të mos kenë dështime si në rastin e Bullgarisë dhe Rumanisë.

Në Francë prej 2013 po shkonin nga një mijë në javë. Ata thonë prit, prit mos e hap derën akoma se nuk është gati.

Këta që na lënë mjekrën si Ismail Qemali dhe na shiten si patriotë të mëdhenj, këtej marrin policë të FRONTEX në kufi”, shtoi Basha./albeu.com/
Shtuar më 18/10/2019, ora 19:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori