Basha i thotë “po” ftesës së Metës, takimi mbahet nesër
Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta. Mësohet se takimi mes kryetarit të PD­së dhe të LSI­së do të mbahet ditën e nesërme në hotel “Rogner”, në orën 11:00.

Në këtë takim, Basha do të jetë i shoqëruar nga zv-kryetari i Komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi, Oert Bylykbashi.

Dje, Meta deklaroi se i kishte drejtuar një ftesë dhe kërkesë për takim Bashës me kushtin e vetëm që takimi të mbahej para ditës së hënë.

Takimi Basha­Meta do të vijë pas dështimit të negociatave Rama-Basha për gjetjen e një kompromisi për miratimin e reformës në drejtësi në Parlament./Albeu.com/

Shtuar më 11/06/2016, ora 22:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori