Basha i sigurtë: Opozita nuk vjen në pushtet me dhunë
Kryetari i Partisë Demokratike në daljen e tij publike në orën 21.00, ashtu sikurse ka bërë gjatë gjithë këtyre ditëve akuzoi Edi Ramën, duke thënë se zgjedhjet farsë të 30 qershorit janë fundi i tij. “Ai jeton në luks. Mori si avokat kundër gazetarit gjerman që publikoi vjedhjen e zgjedhjeve, avokatin e milionerëve dhe sulltanëve” – tha Basha, teksa shtoi se Edi Rama është i mësuar me dhunën.

“Opozita nuk vjen në pushtet me dhunë. Opozita do të vijë në pushtet, duke rrëzuar regjimin kriminal të Edi Ramës me forcën e mendjeve dhe zemrave të shqiptarëve të bashkuar kundër së keqes” – tha Basha.

Sipas Bashës, tani që ka dështuar me çdo gjë, tani që as nuk shtiret dot se mund të qeverisë, ai po kërkon ta mbajë pushtetin me të njëjtën mënyrë: me dhunë dhe në aleancë me krimin. Sepse ai e di se, vetëm, nëse ka dhunë, vetëm nëse ka përplasje civile, ai do t’i shpëtojë gjykimit për vjedhjet dhe keqqeverisjen, për drogën dhe mbrojtjen ndaj krimit”.

“Por plani i tij për dhunë ka dështuar. Shqiptarët e kanë kuptuar se dhuna i shërben Edi Ramës. Shqiptarët e dinë se përçarja është e keqja e të gjithëve” tha Rama.

Sipas Bashës, Edi Rama po përpiqet të bëjë edhe gjënë e fundit që bën çdo autokrat për ta mbajtur pushtetin: zgjedhje farsë. Por ky do të jetë fundi i tij. Jo shumë kohë më parë Shqipëria jetonte nën diktaturën kriminale të Enver Hoxhës. Edhe atëhere kishte votime.

“Njerëzit shkonin në qendrat e votimit, merrnin një fletë votimi, në të cilën kishte vetëm një emër dhe hidhnin fletën në kuti, pa asnjë fshehtësi. Ndërkohë,kudo buçiste propaganda shtetërore se vota ishte plumb për armikun, se armiku nuk donte që populli të votonte për partinë” – deklaroi Basha.

Kryetari demokrat deklaroi se “votimet farsë, nën frikë dhe terror, ishin një nga elementët kryesorë të diktaturës. Edhe kur diktatura po rrënohej, nën falimentimin ekonomik dhe peshën e krimeve të veta, Ramiz Alia u përpoq ta shpëtonte me zgjedhje farsë”.
Shtuar më 25/06/2019, ora 21:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori