Basha i qahet Ramës: Herë më thua jam i mirë e herë më kërcënon
Pëlqej
Vazhdojnë debatet e nxehta në Kuvend ku kreu i demokratëve Lulzim Basha ka pohuar nga foltorja e Kuvendit se kryeministri Edi Rama në një gjendje të çekuilibruar e kërcënoi.

“Je i çekuilibruar totalisht. Del merr fjalën, më kërcënon. Del më thua “i dashur”, pastaj më del dhe më kërcënon.

Çekuilibrimi duhet të jetë aferë private e familjes tënde.

Ne vendet normale, edhe një shofer autobusi nuk mund të jetë në një gjendje të çekuilibruar si ti sot. Si mund të dalësh dhe të akuzosh opozitën dhe ta shndërrosh në një cirk”, tha Basha. /albeu.com/


Shtuar më 13/10/2017, ora 12:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori