Basha i përgjigjet Ramës: Të ftoj të reflektosh!
Pas kryeministrit, në një deklaratë për mediat kreu i PD tha se zgjidhja vonon pasi Rama nuk heq dorë nga kapja politike.

Zgjidhja është te rekomandimi i Venecias. Pse nuk e pranon?”, ngre pyetjen Basha.

"Me zullumin që ka bërë Edi Rama, nuk do të bënte asnjë orë gjumë pa kapur drejtësinë", u shpreh Basha.

“Ky që pikon krim dhe korrupsion kërkon të bëjë Reformë në Drejtësi me plan për kapje të saj. Nëse drejtësia do të ishte e pa kapur asnjë orë gjumë nuk do të bënte Saimir Tahiri, Ilir Beqaj, Damjani, ministra e zyrtarë të tjerë. Do ta humbisnin gjumin një herë e mirë”, tha më tej kreu i Partisë Demokratike.

Basha përsëriti edhe një herë se pranimi i rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias është zgjidhja.

“Të ftoj të reflektosh. Ne jemi gati t’i japim Shqipërisë një drejtësi të pa kapur. Mjafton që të pranosh rekomandimin 88 të Komisionit të Venecias”. /albeu.com/
Shtuar më 15/06/2016, ora 17:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori