Basha i përgjigjet Ramës pasi e quajti "shalqi me provë"
"Ai mund të bëjë të qeshë, por tashmë as Taulant Balla nuk i qesh më me ato batuta..."

Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama e quajti liderin e opozitës Lulzim Basha, si shalqi me prove dhe i pangrënshëm.

Në Çim Peka Live, Basha tha se Rama kur nuk ka përgjigje, thotë gërrvërre dhe kujton se lahet me shqiptarët.

Sipas Bashës, Ramës po I vjen fundi.

"Çdo njeri ka karakteristikat e veta. Unë jam njeri racional. Ato që them, besoj se janë të kuptueshme dhe të zbërthyeshme nga njerëzit.

Rama kur është pa përgjigje i fut një gërrvërr, dhe kujton se lahet me shqiptarët.

Ai mund të bëjë të qeshë, por tashmë as Taulant Balla nuk i qesh më me ato batuta. Po i vjen fundi,"- tha Basha.
Shtuar më 01/10/2020, ora 23:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori