Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim
Basha, i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të lërë mënjanë luftën politike, dhe të vërë interesat e
njerëzve të parat, në këtë situatë të vështirë koronavirusi.
Basha i kërkon Ramës t’iu heqë urgjentisht 120 milionë eurot
oligarkëve dhe t’i çojë për
mbështetje sociale, për shëndetësinë dhe për ekonominë.
“Detyra e parë e qeverisë duhet të jetë
shëndeti i shqiptarëve dhe po kështu, ndihma për qytetarët dhe për ekonominë.
Shëndeti, siguria dhe ekonomia e
njerëzve, janë shqetësimi ynë. Është e papërgjegjshme dhe jo njerëzore të sulmosh ditë e natë opozitën, në një kohë kur të gjitha energjitë duhen fokusuar për tu ardhur në ndihmë
njerëzve. Çdo masë që kemi propozuar është realiste dhe e zbatueshme nëse ka mirëmenaxhim, kompetencë dhe transparencë”, shprehet
Basha.
Ai thekson se120 milionë euro që shkojnë dëm me koncesionet e
oligarkëve, duhet të angazhohen urgjentisht për
mbështetje sociale, për fonde shtesë për shëndetësinë si dhe për
mbështetje fiskale dhe financiare për bizneset që sot kanë mbyllur dyert.
Sipas tij, jeta nuk ka çmim, sulmet bajate kundër opozitës nuk ofrojnë asnjë zgjidhje. “Me batuta nuk qeveriset vendi, nuk ushqehen njerëz, nuk shpëtohen biznese dhe nuk rimëkëmbet ekonomia”.
Ndiqni më poshtë masat me efekt të menjëhershëm që
Basha i bën thirrje qeverisë ti zbatojë pa humbur më kohë:👇
Shtuar më 17/03/2020,
ora 16:58