Basha i përgjigjet Ramës: Ku do e gjejë maskën ai që s’ka lekë për bukë
Pas pas konferencës për shtyp të kryeministrit Edi Rama, ka folur në një komunikim me gazetarët edhe kryedemokrati Lulzim Basha

Ky i fundit ka reaguar në lidhje me masën më të fundit të qeverisë, lidhur me mbajtjen e maskën me detyrim në cdo ambjent.

Sipas tij, njerëzit nuk kanë para të hanë bukë edhe ndaj për ta maska kushton.

“Dy javë më parë, kërkuam që qeveria të marrë masa për valën e dytë të pandemisë. Ka dalë me dhjetra here në ekran e ka sulmuar opozitën, në vend që t’i vinte veshin propozimeve tona, meqë vetë ësht ëpa ide, po e ka mendjen të mbushë xhepat e tij e të klientëve të tij. Po ti kishte vënë veshin propozimit tonë më 11 mars, nuk ishim në këtë gjendje. Të njëjtën gjë i thamë para dy javësh nga kjo sallë.” tha Basha ndërsa solli edhe një herë në vëmendje planin me 5 pika të rimëkëmbjes nga kriza.

Pika e parë e planit: mbështetja e përgatitja e sistemit shëndetësor, duke rritur numrin e testimeve në 2500 në ditë. Cfarë ka bërë? Më thuaj.. ju e ndiqni, dhe del sot e thotë do mbani maska, ndryshe ju gjobis. Po ata që s’kanë të blejnë bukën e fëmijëve me ca do i blejnë? Pse nuk ke marrë masa, për maska falas?

Pika e dytë: Arsim i sigurtë, fëmijët e mësuesit të jenë të sigurtë. 70 % e shkollave janë pa ujë të rrjedhshëm. Vetëm ai mbyll sytë, del sot e thotë maskën ose të gjobis, po ata që s’kanë para? Po ai me 50 mijë lekë ndihmë ekonomike? Testim periodik për stafin ndihmës. Kosova e bën, po këtu thonë për cfarë duhet..

Pika tre: Asnjë shqiptar mos lihet pas dore. Kushdo ka humbur vendin e punës të përfitojë një cek mujor. Një fond punësimi për bizneset për të rimarrë në punë atë që e ka hequr nga puna. Dyfishim i ndihmës ekonomike, po prap nuk mjafton. Nëse do bënte këtë realitet, mund të thoja që edhe një pensionist mund ta blejë. Po siguroja maskën.

Pika katër: Ndihma për biznesin e vogël mbështetje drejtpërdrejtë, një cek 1000 euro, taksat ia ka marrë kokërr më kokërr, edhe pagat e luftës i dorëzoi si pagesa sigurimesh apo taksa.

Pika pestë: Rikonceptimi nga skemat e garancisë sovrane për t’u bërë më e aksesueshme nga biznesi. Ky propozim ka dy javë në tavolinë, e kanë mësuar edhe shqiptarët planin me 5 pika. I vetmi që s’ia ka vënë veshin, është njeriu që paratë që dalin e teprojnë ua jep ditë për ditë në mënyrë kriminale, klientëve të tij. /albeu.com/

Shtuar më 10/10/2020, ora 12:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori