Pamjet bëhen virale, çfarë i dha në duar DJ i ftuar banores së “Big Brother VIP”? (VIDEO)

Një tjetër video e shkëputur brenda shtëpisë së Big Brother Vip po bën namin në rrjet.

Pas aludimeve se gjyshja e Deas i dha diçka mbesës së saj, e cila më pas rezultoi të ishte veçse një kartopecetë, një tjetër i ftuar brenda shtëpisë “ka thyer rregullat”.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet se si DJ i ftuar për të performuar brenda shtëpisë i ka dhënë diçka në dorë Nitës.Nuk dihet ende se çfarë mund të jetë, apo mos vallë ndonjë mesazh nga jashtë?!

Me gjasa Dj nuk i ka dhene asgjë, por nga këndi i kamerës, krijohet një iluzon optik.


Shtuar 25.03.2023 17:46