Zgjidhja e krizës nga PPE, Basha i përgjigjet ashpër Metës
Kreu i PD-së Lulzim Bash aka reaguar pas takimit Rama-Meta dhe vendimit të kërkuar asistencë nga PPE për të zgjidhur krizën politike në Shqipëri.

Basha me tone të ashpra ka deklaruar se pa qeveri teknike nuk ka zgjedhjeShqipëri, ndaj iu ka sugjeruar dy liderëve të maxhorancës të të lënë demagogjitë pasi me PPE ka kush flet.

“Meqë PS-LSI i kanë zgjidhur punët me njeri-tjetrin dhe kanë dalë më platformë për t’iu drejtuar PPE-së, iu them kërkojeni ku të doni pa qeveri teknike nuk ka zgjedhjeShqipëri.

Kështu që sa më shumë kohë iu vidhni shqiptarëve aq më e rëndë fatura për vendin. Ju siguroj nga thellësia e shpirtit, do bëj gjithçka që pjesën më të madhe të kësaj fature ta paguani ju.

Lërini demagogjitë, zgjidhini punët me socialistët tuaj se një pjesë e dinë që jeni të inkriminuar se me PPE ka kush flet. ME PPE nuk zgjidhen me Zhagen punët, e keni parasysh”, tha Basha./Albeu.com/


Shtuar më 15/04/2017, ora 12:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori