Basha i përgjigjet ftesës së hapur të Ramës
Kreu i Partisë Demokratike Lukzim Basha, ka reaguar lidhur me ftesën e hapur që kryeministri Rama bëri paraditene sotme ku ftonte opozitën për dialog.

"Raporti i OSBE/ODHIR është i qartë. Korrniza ligjore është e plotë por mungon vullneti politik, pra nuk është reforma zgjedhore zgjidhja e krizës politike", ka thënë Basha.

Ai gjithashtu shtoi se situata nuk mund të zgjidhet përmes letër-rrufeve. Nuk mund të zgjidhet përmes Damian Gjiknurit që është i kapur në përgjime. Le të ftojnë pastaj edhe Bajrat, Shullazë, Babanët etj. Kjo është një tallje politike. Duhet të krijohen mekanizmat që kurrë më një njeri I vetëm ta shndërrojë Shqipërinë në këtë mënyrë. Reforma zgjedhore ka rëndësinë e saj..

Letrat e hapura, provokime të tilla tregojnë mungesën e këtij vullneti politik. Së pari duhet pranimi I situatës në vend dhe largimi nga krimi I organizuar. Një reform zgjedhore të plotë dhe një reform të thellë politikë që do ta kthejë politikanin në shërbëtor të popullit, shtoi kryedemokrati.

Ne I kemi dhënë një përgjigje përfaqësuesve ndërkombëtar dhe fatkeqësisht një përgjigje negative ka dhënë Edi Rama që ka thënë se do të përgjigjet pas zgjedhjeve të 30 Qershorit. Pres nga OSBE në Tiranë të shprehet për tre kryebashkiakët, për raportin final të OSBE/ODHIR-it, të cilat nuk kanë ardhur ende.


Shtuar më 18/09/2019, ora 15:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori