Basha i kthen përgjigje akuzave të Ramës: Kryeministri tregoi se nuk ka asnjë plan
Numri një i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje akuzës së Ramës se opozita po cënon unitetin mes qeverisë dhe popullit.

Ai i ka kërkuar kryeministrit që të që ndali sulmet ndaj opozitës, pasi ato nuk mbushin barkun e shqiptarëve, ndërsa ka treguar se sharjet e tij janë tregues se kryeministri nervoz nuk ka as ide dhe as plan masash për emergjencën.

Deklarate e Kryetarit te PD, Lulzim Basha

Për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve, kemi kërkuar që qeveria të subvencionojë qiratë dhe pagesat e qytetarëve dhe bizneseve në nevojë, ashtu si kanë bërë shumë vende duke nisur me Kosovën. Boll me fyerje dhe sulme ordinere: ato nuk i mbushin xhepat dhe tryezat bosh të shqiptarëve.

‪Fyerjet dhe sharjet ndaj opozitës tregojnë se kryeministri nervoz nuk ka as ide dhe as plan masash për emergjencën. Cfarë thotë në drekë, e ndryshon në darkë! Ai sot po tregon se nuk ka hallin e shqiptarëve por ka vetëm merakun e oligarkëve.

Qeveria të anullojë MENJËHERË koncesionet, të rialokojë buxhetin dhe të shtojë pa vonesë fondet e emergjencës në ndihmë të shëndetit dhe njerëzve dhe bizneseve në nevojë. Koha nuk pret!

Shtuar më 03/04/2020, ora 15:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori