Basha i kërkon pak kohë protestuesve: Edi Rama na shpalli luftë, do marrim vendime
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbërritur në selinë blu, ku ka mbajtur një fjalë të shkurtër para simpatizantëve. Kryedemokrati tha se Rama i ka shpallur sot luftë opozitës, dhe se vendimi që do të merret është radikal.

"Vëllezër dhe motra, kjo ishte shpallje lufte nga Edi Rama, ndaj popullit të tij. Beteja jonë do të vazhdojë derisa ti japim fund marrjes peng të Tiranës, ju jeni sot ushtria demokratike. Unë do të shkëputem për pak kohë, ju mund të qëndroni në katin e parë të selisë", u shpreh Basha. /albeu.com/

Shtuar më 12/05/2019, ora 00:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori