Basha i bën thirrje qeverisë për koronavirusin: Nisni kontrollet në pikat kufitare
Kreu i opozitës, Lulzim Basha i ka bërë apel qeverisë që të nisin menjëherë kontrollet në pikat kufitare për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

"Për fat të keq në Italinë fqinje janë shënuar viktimat e para nga koronavirus ndërkohë që po rritet numri i të prekurve prej tij. I kërkoj qeverisë të marrë masa serioze dhe të menjëhershme. I bëj thirrje autoriteteve shëndetësore të nisin kontrollet në pikat kufitare", shkroi Basha me anë të një njoftimi në Twitter.

Në Itali janë regjistruar dy viktima prej virusit vdekjeprurës, ndërkohë që numri i personave të infektuar ka arritur në 79.

Në orët e mëngjesit u raportua se koronavirusi kishte mbërritur deri në Milano, ku u raportua një person i infektuar.
Shtuar më 23/02/2020, ora 10:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori