Abuzimi me 11-vjeçaren në Kosovë, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Një tjetër person është ndaluar për 48 orë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, nën dyshimin për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë.

Me ndalimin e tij, numri i arrestimeve për dyshimet për dhunim të 11-vjeçares ka shkuar në 12.

Fillimisht ishin arrestuar 5 persona në fund të gushtit nën dyshimin për dhunim të saj në lagjen “Arbëria” në kryeqytet. Atyre u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj.

Më vonë u bë publik lajmi se 11-vjeçarja ishte pre e trafikimit dhe dhunimit edhe në qershor, kur ishte raportuar e zhdukur. Për këtë rast ishin arrestuar gjashtë persona.

Rasti i dhunimit të 11-vjeçares nxiti protesta në vend. Për rastin ka dhënë dorëheqje drejtori i Policisë, ndërsa janë shkarkuar dy zyrtarë në Policinë e Prishtinës. Liderët politikë kanë kërkuar dorëheqje edhe në Prokurori.