Basha: Humbja e PD-së nga kriza ekonomike
Pëlqej
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha duke folur për humbjen e zgjedhjeve të fundit parlamentare, tha sot gjatë Kuvendit Kombëtar, se ajo erdhi kryesisht për shkak të krizës ekonomike globale dhe mungesës së dialogut me qytetarin.

“Manipulimi i zgjedhësve, shitblerja e votës dhe efektet e krizës globale ndikuan padyshim në rezultatin zgjedhor, por rezultati do të ishte tjetër nëse ne do të ishim treguar më të vendosur, më të bashkuar dhe më të përkushtuar në betejën elektorale. Ne nuk shfrytëzuam potencialin tonë real”, tha kreu i opozitës.

Basha pasi kërkoi falje për humbjen e zgjedhje u shpreh se PD do të dijë të ngrihet dhe mori si shembull qëndrimin 8 vjet ë opozitë pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare në vitin 1997.

“Kemi përvojë unike të ringritjes. Ne u ngritëm nga prushi dhe hiri pas daljes së parë në opozitë në vitin 1997. Ajo është një përvojë shumë e vyer, jo vetëm për demokratët e çdo gjenerate, por dhe për politikën në përgjithësi. Qëndresa epike e partisë tonë në 4-vjeçarin e parë dhe hapja në 4-vjeçarin e dytë në opozitë është një leksion qëndrese, e gjetjes së vlerave më të mira dhe rikthimi në pushtet.” tha me tej ai. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2014, ora 11:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori