Basha homazhe për 5 Majin: Të mos tradhëtojmë idealet e dëshmorëve
Pas kryministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit Ilir Meta, në Varrezat e Dëshmorëve ka zhvilluar sot homazhe edhe opozita. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe figura të tjera të kësaj partie kanë nderuar dëshmorët duke vendosur kurora me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.

"Sot 70 vite pas përfundimit të luftës, kujtojmë gjithashtu se u deshën dekada të tëra që liria të vinte vërtetë për shqiptarët. Duhen akoma përpjekje në nderim të sakrificës së tyre për konsolidimin e idealit të lirisë. Detyra jonë nuk është vetëm të nderojmë, por të bëjmë çdo përpjekje për t'i shërbyer shtetit ligjor dhe për të çuar përpara ëndrrën e tyre për një Shqipëri demokratike dhe europiane" u shpreh Basha për mediat pas homazheve. /albeu.com/





Shtuar më 05/05/2014, ora 11:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori