Basha hidhet në sulm ndaj socialistëve: O kukulla të Ramës, pse qeshni?
Pëlqej
Pas Ramës, fjalën në Kuvendin e Shqipërisë e ka marrë kreu i opozitës Lulzim Basha i cili menjëherë ka sulmuar deputetët e maxhorancës duke i quajtur ato kukulla pa integritet.

“Ky që për të fshehur lepurin në bark, atij që i thotë vetes kryeministërdhe deputetët e tij që qeshinin nga zori, për cfarë qeshnit?

Për ata që u vranë në lushnje para dy ditësh?

Apo për atë plakun që u plagos nga breshëria, apo për atë që u plagos nga tritoli në Vlorë?”- tha Basha me tone të ashpra.


Fjala e Bashës në Kuvend

Ky që për të fshehur lepurin në bark, atij që i thotë vetes kryeministërdhe deputetët e tij që qeshinin nga zori, për cfarë qeshnit?

Për ata që u vranë në lushnje para dy ditësh? apo për atë plakun që u plagos nga breshëria, apo për atë që u plagos nga tritoli në Vlorë?

O kukulla pa integritet gjysma prej jush keni ardhur këtu se ju ka marrë për dore krimi, ju ka caktuar krimi.

Ky këtu vjen e sulmon një orë opozitën dhe nuk thotë një fjalë për krimin, se është njësh me ata, e s’ka nevojë të tregoj foto i kemi pasur këtu e i kemi akoma këtu e dinë gjithë shqiptarët, për të dënuarit me drogë, prostitucion për vrasje që Rama i bëri deputet dhe i isolli në këtë sallë. E harruat Elvisin? /albeu.com/




Shtuar më 13/10/2017, ora 10:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori