Basha hedh pas krahëve pakënaqësitë me LSI-në, përqafon Kryemadhin në Kuvend
Kreu i Partisë Demokratikë, Lulzim Basha është parë duke takuar kryetaren e LSI-së në sallën e Kuvendi. Ky veprim nga ana e kryedemokratit ndoshta mund të shikohet si një ‘ndjesë’ ndaj LSI-së.

Basha është para pranë grupit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke përqafur Kryemadhin përzemërsisht.

Pasi ka takuar kryetaren e LSI-së, ai është takuar dhe me pas Petrit Vasilin dhe deputetët e tjerë që ndodheshin në atë radhë.

A është ky një sinjal për një bashkëpunim të mundshëm mes PD dhe LSI? Kjo mebetet për tu parë. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2017, ora 18:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori