Basha hedh akuzat e rënda: Qeveria dha 52 milion euro për tenderat e miqve në 2 javë
Kreu i opozitës Lulzim Basha ka paralajmeruar sot fakte trondite qe do t’i beje publike nga selia e PD ne nje komunikim per mediat.

Ai shkruan në Tëitter se vetëm në 2 javë qeveria ka dhënë 52 milion euro pagesa dhe tendera për miq dhe klientë.

Nderkohe qe sipas tij, keto mund te perdoreshin fare mire ne paketën e ndihmës social-ekonomike që PD ka propozuar prej 10 ditësh.

Postimi i Bashes

Pas pak nga Selia e PD fakte tronditëse se si vetëm këto 2 javë qeveria ka dhënë 52 milion euro pagesa dhe tendera për miq dhe klientë. Ndërkohë shikoni një shembull se si mund të përdoreshin këto para për paketën e ndihmës social-ekonomike që kemi propozuar prej 10 ditësh:

Për të vetëpunësuarit në biznesin e vogel, qeveria tju paguajë 300 Euro për çdo muaj që biznesi qëndron mbyllur.

Kostoja e kësaj mase shkon nga 20 – 25 milionë Euro/muaj.

Për punonjësit në bizneset fasonë, call centers, dhe operatorë turistikë
që janë të detyruar të rrinë në shtëpi:
Qeveria duhet të mbulojë të paktën pagën minimale kur ata nuk mund të paguhen fare.
• Për ata që ua paguajnë pagën, kostoja e pagës të llogaritet si shpenzim i zbritshëm në masën 200% të këtij shpenzimi.

Kostoja e kësaj mase nga 25 milionë deri 30 milionë Euro/muaj.

Këto janë shpenzime plotësisht të përballueshme për buxhetin kur vetëm një kilometër rrugë e tenderuar kushton 20 milionë dollarë si tek Astiri.


Shtuar më 19/03/2020, ora 11:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori